Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama sot në Skrapar. Meta u shpreh se në Skrapar do të jenë tre deputetë të sigurt.
Ai bën thirrje qytetarëe të Skraparit që të mos harrojnë dëmet që ka sjellë keqqeverisja e Ramës dhe të votojnë numrin 1 si dhe Ilir Metajn në qarkun Tiranë.
“Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?
Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?
Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.
U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën.
Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.
U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.
E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.”, shkruan Meta.