-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kryepeshkopi Joan: Humbje e madhe, i përkushtuar ndaj të varfërve

Kryesoret

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani nga Ambasada e Vatikanit në Tiranë, ku u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut, e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe.

Kryepeshkopi Joan tha se Papa do të mbahet mend për thjeshtësinë që kishte dhe për përkushtimin e tij ndaj personave që ishin në nevojë.

Gjithashtu ai konfirmoi se do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françekut që do të mbahet të shtunën.

“Papa Françesku ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin katolikë, por edhe më gjerë. Ai do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësin e tij dhe për kujdesin që tregoi ndaj njerëzve në nevojë dhe në vështirësi duke u bërë zëri i atyre që nuk kishin zë. Në do të na mungojë ky zë në botën e sotme, por ne ngushëllohemi sepse tek perëndia nuk ka të vdekur, zoti është i të gjallëve dhe lutemi që kujtimi i tij qoftë i përjetshëm. Ne do të jemi edhe në ceremoninë e varrimit. Unë e kam takuar disa herë. Karakteristika e tij kjo ishte thjeshtësia dhe përpjekja për të ndihmuar njerëzit në nevojë për të kujtuar edhe mision e kishës, e cila duhet që të përpiqet që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ky ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i tij në botën e sotme”, tha Kryepeshkopi Joan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit