-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Leon takon Rubion, Vatikani zbardh temat e diskutimit

Kryesoret

Papa Leo priti në Vatikan Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në një takim rreth 45-minutësh, ku u diskutuan konflikte në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, si dhe çështja kubane.

Takimi shënoi fillimin e vizitës së Rubio në Itali, ku ai do të takohet nesër edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe ministrat Tajani e Crosetto.

Autokolona e Rubio mbërriti në Oborrin e Shën Damazit mes masave të rrepta sigurie, ku u prit nga prefekti i Familjes Papnore, imzot Petar Rajic. Rubio shoqërohej nga ambasadori amerikan në Vatikan, Brian Burch.

Pas pritjes nga Papa, Rubio u takua në Sekretariatin e Shtetit me kardinalin Parolin dhe kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, ku diskutuan prioritetet diplomatike, sfidat humanitare dhe situatat e tensionuara në vendet e konfliktit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit