Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Srapar ironizoi partitë e reja. Rama u shpreh se ata janë të rinj në moshë, pasi në listat e hapura fusin krushqitë.
“Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë. Janë disa, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë jo veç. Ata mua më heqin mallin e Sudes të Vehbiut dhe të Rrapush Xhaferrit. Ta bëjnë detin kos dhe këtu nuk do ketë më korrupsion, nuk do ketë më padrejtësi.
Nuk do ketë më çmimet të lartë, nuk do ketë më asgjë. Jepini votën që të kapin ndonjë karrige në parlament. Thonë jemi të rinj. Të rinj janë vetëm në moshë. Shikoni si marrin krushqit dhe i vënë në listat, se vetë janë në listat e hapura.”, tha Rama.