-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares, shtyhet dosja ‘Partizani’

Kryesoret

Shtyhet për në datë 5 Maj në orën 11:30 vendimi për dosjen Partizani ku mes të tjerëve akuzohet edhe Sali Berisha. Avokati Genci Gjokutaj tha se ka kërkuar përjashtimin nga trupa të gjyqtares Fjorela Davidhi. “Sot kërkuam përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi” tha ai.

Dosja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Berisha akuzohet për korrupsion në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, sepse, sipas SPAK pretendohet se ka favorizuar këtë të fundit në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Hetimet për dosjen “Partizani” zgjatën 4 vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit