Në hangarin e sapondërtuar të helikopterëve Black Hawk në bazën ajrore të Farkës u zhvillua ceremonia e 74-vjetorit të Forcës Ajrore.
Ministri Vengu në fjalën e tij i kushtoi rëndësi përgatitjes së burrave dhe grave që shërbejnë në uniformë, trajtimit të tyre, por edhe investimeve në mjete, armatim e pajisje për Forcën Ajrore.
“Elementi i dytë ka të bëjë më modernizimin dhe investimet në mjete, pajisje, sisteme dhe ne do ta vijojmë programin e modernizimit të Forcës Ajrore. Duhet t’i rikthehemi me patjetër avionëve dhe mjeteve me krahë fikse edhe do të kemi patjetër nevojë që të shtojmë, jo vetëm pilotët përkatës sepse do jenë në misione të dyfishta, misione emergjencash civile, misioni monitorimi dhe vëzhgimi. Sikundër do të vazhdojmë edhe të gjithë komponentët të mbrojtjes kundërajrore, shumë të rëndësishëm, të cilët janë neglizhuar për vite, por në kuadër të objektivave të Aleancës dhe të nevojave kombëtare, duhet që t’i rikthehemi këtij elementi shumë të rëndësishëm.”, tha Vengu.