Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gramsh. Rama u ndal te Altin Dumani dhe u shpreh se më para nuk e njihte njeri. Kryeministri tha se shpatën e drejtësisë ia ka dhënë Partia Socialiste.
“E njihni ju Altin Dumanin, unë jo. Ky njeri kurajoz e profesionist a është thirur ndonjëherë. Jo. Sepse Altin Dumani e të tjerë ishin njerëz të çarmatosur, ata që i janë qepur prapa, këneta me kuak kuak kuak që duan të na parakalojnë duke i treguar popullit përralla që nuk i ha njeri, ata jo shumë vite më parë vrisnin ditën për diell.
Kanë vrarë disa herë në kohë të ndryshme derisa vranë nën dritaret e kryeministrisë. E imagjinoni dot që sot të vriteshin protestues, poshtë dritares së kryeministrisë, Altin Dumani të conte letër 3 drejtuesve të policisë dhe unë të përdorja detyrën për ti mbrojtur dhe të dilja në tv e të thoja se prokurorja është lavire, sic i tha bufi i kënetës.”, tha Rama.