-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Autizmi politik nuk është krijuar për të fyer dhe lënduar askënd

Kryesoret

Kryeministri Rama iu rikthye gabimit për përdorimin e termit autik për të cilin kërkoi ndjesë, por prapë  justifikua.

“Kemi një dëshpërim që reflektohet në pasqyrën mediatike të kënetës. Nuk lihet asgjë pa thënë për mua, për PS madje edhe për popullin që cilësohet si i sëmurë sepse në shumicën dërmuese mendojnë që vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Sipas tyre gjithmonë shikojnë që Shqipëria është në prag të finishit historik. Është një popull i sëmurë sepse shikon që merr paga më të mëdha, në të gjitha zonat e vendit ka progres. Patjetër që ka shumë për të bërë prandaj kërkojmë mandatin e katërt, në këtë dëshpërim ka element të tjerë.

Një prej tyre është për gjuhën time, që paskam folur dhe bërë gjëra që askush nuk i bën. Akoma sot nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka vetëm një gjë që kërkova ndjesë dhe aty ka qenë një gabim krejt pa dashje, ku kam kërkuar ndjesë.

Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike, nuk është krijuar për të fyer dhe lënduar askënd, mirëpo prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. Më gjeni ndonjë figurë tjetër që ka kërkuar ndjesë, nuk ka asnjë.

Si shpjegohet që këta njerëz që çdo natë cfarë  nuk thonë dhe flasin me një gjuhë ekstreme. Unë jam shënjestra kryesore e kësaj gjuhe, kriminel mashtrues, asnjë provë deri më sot, vetëm llafe“ tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit