-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi/ Si do të bëhet certifikimi i hoteleve?

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveria ka miratuar një vendim për rregulloren për klasifikimin dhe funksionimin e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit.

Sipas vendimit, çdo sipërmarrës që operon në këtë fushë do të duhet të pajiset me një certifikatë klasifikimi, duke e bërë këtë dokument një kërkesë ligjore të detyrueshme për të ofruar shërbime akomodimi.

“Detyrimi për çdo subjekt turistik që ofron shërbime akomodimi të aplikojë për certifikatë klasifikimi. Komunikimi zyrtar me institucionet do të zhvillohet vetëm në formë elektronike.

Komisioni përkatës do të klasifikojë strukturat akomoduese bazuar në kritere dhe kushte të përcaktuara në aneksin përkatës të vendimit.

Çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura për marrjen e certifikatës duhet të deklarohet brenda 7 ditëve përmes “e-Albania” thuhet në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit