Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gramsh. Rama u shpreh se me 11 maj duhet që populli shqiptar të marrë një vendim historik. Kryeministri theksoi se Shqipërisë i ka ardhur fati në BE dhe kjo dera nuk rri hapur.
“Në Gramsh ka një histori dhe një traditë, që ju siguroj se do të vijojmë punën për të sjellë një kopmani të madhe për shumë vajza dhe djem. Do ta bëjmë realitet më herët, sesa vonë. Përtej këtyre ka diçka edhe më të rëndësishme.
Më 11 maj të jemi të vetëdijshëm. Sa më shumë njerëz të na bashkohen. Nuk e bën historike që populli do shkojë të votojë, por që populli vendos se kush qeveris dhe kush do bëjë opozitë. Më 11 maj, populli shqiptar do të duhet të marrë një vendim historik.
Lidhet me historinë tonë dhe me të ardhmen tonë. Më këtë nuk kam parasysh gjyshërit, por Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, që luftuan për një Shqipëri që është pjesë e perëndimit. Që shqiptarët të trajtohen me të njejtin status. Kjo na ka ardhur ne. Fati e desh që të përputhet dëshira jonë, me gadishmërine e BE-së.
Dera e BE-së nuk rrinë hapur. Është dera e një shtëpie të madhe e të pasur. Mund të rrish duke trokitur me vite, por dera nuk të hapet. Jo se nuk je gati, por duhet që ajo familje të jetë gati për të të bërë pjesë të saj”, tha Rama.