Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Kavajë tha se me 11 maj Edi Ramës do t’i shtypet koka dhe bishti në Shqipëri.
“Më 11 maj Edi Ramës do t’i shtypet koka dhe bishti në Shqipëri. Më 5 nëntor, iu shtyp Sorosit në Uashington. Më 11 maj Sorosit t Tiranës do t’i shtypet koka. Ekstremi i majtë i maskuar me etiketa të ndryshme do të përfundojë në katakombet e Shqipërisë.
Përsëri, Shqipëria me shembullin e Kavajës do të ngrihet fuqishëm me një udhëtim të ri drejt të ardhmes, drejt rinisë së Kombit shqiptar, drejt Europës. Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria. Fitore! Fitore!”, tha Berisha.