Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në njësinë 4 në Tiranë akuzoi edhe qeverinë. Berisha u shpreh se qeveria është e zhytur dhe verbuar në luks.
Ai thotë se kryeministri hap shishe vere që kushton 33 mijë euro, si dhe ministret janë të mbushura me florinj dhe diamante. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 me 11 maj në mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe sipas tij të mos jetë më e zhytur në mjerim.
“Njeriu që 12 vite katandisi shqiptarët me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Ka 130 mln euro varrin e inceneratorit që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij. Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat.
Njeriu që kalon nga takimi në takim me një gjuhë banale, vulgare. Dhe beson se duke veçuar nënat gratë. gratë, motrat, beson se do mund tu shesë batuta e tij bajate. Tregon atë mendësi të vjetër. Atë ndarje të tmerrshme që ka me qytetarët. Beson se mund t’i përdorë për interesa intelektuale, duka ua sharë burrat, djemtë, baballarët e fëmijëve.
Këta janë zhytur dhe verbuar në një luks të paimagjinueshëm. Shihni në televizor ministret e vendeve të tjera, u kapin sytë kund njerëz të stolisur me florinj dhe diamante si këta. Gjeni kund një kryeministër të hapë shishe vere 33 mijë euro. Kurrë! Nuk e bën. Edhe po të ketë mundësi, nuk e bën. Nuk e lejon kodi etik sepse nuk ka asnjë respekt për ju.
Ndaj edhe ju ftoj më 11 maj të gjithë njisha. Ne jemi njisha. Jemi numri i dielli. Jemi numri i Zotit. Jemi numri i fitores. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.