-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Shkodër: Sot kur erdha, nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Shkodër dhe tha se sot ishte tek shkolla “Ismail Qemali”. Rama tha se ajo shkollë do të bëhet një ndër më të bukurat e Ballkanit. Gjithashtu u shpreh se në Shkodër do të bëhet edhe një ndër parqet më të bukura të Shqipërisë.

“Në dy vite, këtu kemi ndërtuar sa kemi mundur, por nuk kemi bërë asnjë dëm. Ndërkohë Që në të gjithë vitet e mëparshme, ata kanë ndërtuar “Noc Rrokun” dhe kanë bërë vetëm dëmë. Sot ishim te shkolla “Ismail Qemali”, nuk kam ndjerë ndonjëherë, prej kohësh nuk e kisha ndjerë atë djegie këtu në gjoks kur kam hyrë para ca kohësh te shkolla “Ndre Mjeda, një nga shkolla më të mira, më rezultate, dhe një godinë që nuk e gjen më në qytetet qendra qarku të Shqipërisë.

Duhet të shkosh shumë larg, në periferi të gjesh një godinë si ajo e shkollës ku ne po bëjmë tani rindërtimin. Sot. Te shkolla, “Ismail Qemali”, që ka një rëndësinë për të gjithë Shqipërinë, pasi është hapur disa muaj pas pavarësisë, 1913. Në mes të qytetit, e ndërtuar, e prishur, e ndërtuar nga komunistët në 1971, që atëherë veç futi bojë sipër, asnjë investim, zero. Dhe aty, sot ne prezantuam projektin dhe do të jetë një nga shkollat më të bukura të Ballkanit…. Sot kur erdha në Shkodër, te hyrja nuk u ndjeva sikur po hyja në kandaharë. Ishte çliruar komplet pjesa e majtë e që sheh liqenin dhe aty ne do bëjmë një nga parqet më të bukur të Shqipërisë.”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit