Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
Në homazhet në bazilikën e Shën Pjetrit, së bashku me Vjosa Osmanin ishte edhe homologu i saj Bajram Begaj, si dhe kardinali Ernest Simonin.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani do të jetë në mesin e krerëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump që do të marrin pjesë edhe në varrimin e Papa Françeskut ditën e nesërme.