Ditën e sotme një 62-vjeçar me iniciale I.P., është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit.
62-vjeçari ka qenë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat dhe dyshohet se është rrëzuar nga trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit, e për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu ka mbetur lehtë i lënduar në këmbë edhe S.H.
Ndërsa janë shoqëruar në ambientet e komisariatit personat që kanë qenë prezentë gjatë këtij aksidenti. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes nga ana e grupeve të hetimit.