Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni gjatë vizitës së tij në Romë për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.
Duke folur me gazetarët përpara se të largohej nga Uashingtoni për të udhëtuar në Itali, presidenti amerikan tha: “Do të takohem me kryeministrin italian”.
Ndërkohë Trump pohoi se mund të takonte edhe Zelenskyt në Romë.
Presidenti zbuloi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” një marrëveshje tregtare me Japoninë. “Ne shkojmë shumë mirë,” shtoi ai, duke folur me gazetarët.