Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë nr. 11 në Laprak ku akuzoi qeverinë aktuale për agresion ndaj familjes tradicionale dhe identitetit njerëzor.
“Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist.
Ju jeni dëshmitarë se si filluan në Shqipëri në tekstet e shkollës Prindi 1 dhe Prindi 2. U shua nëna dhe babai.
Erdhi ligji në parlament për fermat e grave që do lindin fëmijë të askujt.
Një agresion i paparë në kohëra kundër gjinisë njerëzore. Kundër identitetit të njeriut.
Fati i madh në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit.
Në Shqipëri, ju do t’i shtypni kokën gjarprit Edi Rama.
Shqipëria Madhështore është zotimi ynë.
Shqipëria është vendi i pasurive të pamasa.
Prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim do jetë motoja jonë” tha ai.