Ditën e sotme në qytetin e Vatikanit qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Arkivoli i Papës u përcoll nga një kortezh solemn deri në bazilikën Santa Maria Maggiore, ku u mbajt ceremonia e varrimit në praninë e liderëve fetarë dhe shtetërorë nga mbarë bota.
Të paktën 400,000 njerëz u mblodhën në qytetin e Vatikanit për funeralin e Papa Françeskut dhe u rreshtuan në rrugë për të parë arkivolin e tij që po dërgohej në kishën Santa Maria Maggiore për varrim, sipas ministrit të Brendshëm të Italisë.
“Ne vlerësojmë jo më pak se 400,000 njerëz midis atyre që janë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit dhe atyre përgjatë rrugës,” tha Matteo Piantedosi për programin italian të lajmeve TG5.