-sidi education-spot_img
17.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Krimi nuk ka fe, komb e as parim”- Vrasja e rreshterit Lika

Kryesoret

Në të gjitha xhamitë e Kosovës dje një pjesë e hytbesë së xhumasë iu kushtua vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Me rekomandim të Myftiut Naim Tërnava, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përfshiu këtë temë në ligjëratën javore për të dënuar ashpër aktin dhe për të kërkuar drejtësi për viktimën.

BIK-u theksoi se kjo vrasje ka goditur jo vetëm rendin dhe sigurinë publike, por edhe themelet morale të shoqërisë kosovare. Në hytbe u theksua se përpjekjet për ta justifikuar krimin përmes narracioneve fetare janë thellësisht të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Vrasja e një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës dhe njëherësh ish-ushtar i UÇK-së, Muhamed Lika, është akt tronditës dhe i dënueshëm. Tentimet për të lidhur këtë krim me fenë islame përbëjnë strategji që janë përdorur nga grupe kriminale në botë dhe s’mund të tolerohen në shoqërinë tonë”, thuhet në ligjeratën e shpërndarë nga BIK-u.

BIK-u u bëri thirrje besimtarëve që të distancohen nga çdo instrumentalizim i fesë dhe të mbështesin institucionet e drejtësisë në zbardhjen e rastit

“Krimi nuk ka fe, komb as parim. Është detyrë e të gjithëve – institucioneve, shoqërisë civile e qytetarëve – të demaskojnë ata që përpiqen të fshihen pas vlerave fetare për të fshehur mizoritë e tyre”, u theksua në hytbe.

BIK: Mbështetja për institucionet, mënyra më e mirë për të kërkuar drejtësi

BIK-u apeloi që të shmangen spekulimet dhe vetë-hetimet, pasi çdo tentativë për të ndikuar jashtë kornizës zyrtare rrezikon procesin hetimor dhe zbulimin e së vërtetës.

“Deklarimet e hershme dhe përpjekjet për t’i dhënë krimit motive fetare i shërbejnë vetëm autorëve të tij. Ftojmë të gjithë të ndjekin vetëm informacionet zyrtare dhe të mbështesin institucionet që kanë mandatin për drejtësi.”

Në fund të ligjëratës, Bashkësia Islame e Kosovës dënoi sërish vrasjen dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të policit Lika, duke bërë thirrje që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë në vendin tonë. /telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit