Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka thënë se prania e Chris LaCivita do të sjellë supriza në Partinë Demokratike. Alizoti ka treguar se lajmi bombë që do të jetë javën e fundit do të krijë shimë perceptim tek njerëzit.
Ai ka shprehur se mitingjet janë të mbushura me qytetarë realë, si dhe Partia Demokratike do të shkojë drejt fitores.
“Unë mendoj se do ketë ende surpriza pozitive për forcë tonë. Në fushatë elektorale javët e fundit janë dexhizive. Lajmi bombë do të jetë javën e fundit që të krijojë më shumë perceptim tek njerëzit. Unë shikoj një ngritje frymë të habitshme. Ato mitingje janë mitingje pa nëpunës, janë natyrale. Ato pallate sportesh që mbushen plot janë natyre. Kjo forcë politike ishte drejt zhbërjes dhe sot gjeti vitalitetin. Kjo forcë është i vetmi shans që të ikë ky njeri.”, ka thënë Alizoti.