Mëngjesin e sotëm një shpërthim ka ndodhur në Shahid Rajaee, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas. Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 750 janë plagosur në një shpërthim masiv në një nga portet kryesore të Iranit, thonë autoritetet.
Nga shpërthimi janë thyer dritaret, çatitë e ndërtesave aty pranë, si dhe janë shkatërruar makinat. Banorët raportuan se ndjenin ndikimin e shpërthimit deri në 50 km (31 milje) larg.
Ambrey Intelligence citoi Organizatën Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Iranit të thoshte se zyrtarët kishin lëshuar më parë paralajmërime për portin Shahid Rajaee në lidhje me ruajtjen e sigurt të kimikateve.
Shpërthimi i së shtunës ndodhi ndërsa zyrtarët iranianë dhe amerikanë u takuan në Oman për një raund të tretë bisedimesh mbi programin bërthamor të Iranit.