Presidenti i Ukrahinës Volodymyr Zelenksy e ka cilësuar si “shumë simbolike” takimin me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump të zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Takimi ynë ka potencialin të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta” ka deklaruar Zelensky në një postim në platformën X.
Ai ka theksuar se pret rezultate nga ky dialog, sidomos në mbrojtjen e jetës së qytetarëve ukrainas, arritjen e një armëpushimi të plotë dhe pakushte, si dhe sigurimin e një paqeje të qëndruseshme dhe të besueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër.
Në fund të deklaratës së tij, Zelensky ka shprehur falënderime për presidentin amerikan.