-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Vlorë: Jemi garancia e vetme për barazi para ligjit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Rama u shpreh se vetëm Partia Socialiste është garanci përpara ligjit.

Gjithashtu nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të garantojë edhe pasaportën europiane.

“Na kanë rrethuar luftëtarët e drejtësisë që erdhi nga qielli si një prurje përmes një ushtrie engjëjsh dhe shpatarësh që po përpiqen të shpëtojnë Shqipërinë nga ne kështu duket. Por ata që i përdorin këto argumente nuk kuptojnë pse njerëzit nuk i hanë këto. Jo se njerëzit e dinë që nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por dinë edhe që jemi ne, partia më e madhe e shqiptarëve, që ka hapur rrugën që nuk ka ekzistuar në jetën e shqiptarëve që në 1912.

Në më shumë se 100 e kusur vite Shqipëria nuk kati asnjë shenjë të barazisë para ligjit. Jemi këtu sot dhe jam shumë krenar se nëse Shqipëria po bën provën e parë të drejtësisë para ligjit, kjo ndodh vetëm si rezultat i vizionit dhe vendosmërisë për ta bërë Shqipërinë anëtare ë BE ku barazia para ligjit është kushti themelor i bashkëjetesës.

Sot për sot, i vetmi garant për barazinë para ligjit është PS. Të gjithë ata që kanë një votë, u them prindërve të fëmijëve shqiptarë, nëse doni t’u jepni fëmijëve tuaj një gjë që prindërit nuk na e dhanë dot, keni mundësinë ta bëni duke i dhënë pasaportën europiane. Ajo pasaportë europiane vjen si rezultat i anësimit në BE dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE është e vetmja garanci, që le të vijë kush të dojë në qeveri në Shqipëri, nuk e cenon barazinë para ligjit.

Përndryshe do ia lëmë fatit. Fati me në shqiptarët nuk ka qenë bujar. Por më shumë sesa fati ka qenë vetja jonë. Çfarë i kemi bërë ne vetes nuk ka i ka bërë asnjë armik. Firmat piramidale dhe shkatërrime të 1997 na i bëri vetja përmes përfaqësuesve tanë më të këqij. Prandaj më 11 maj duhet menduar përtej 4 viteve të ardhshme.” , tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit