-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Andi Mustafa në ‘5 pyetjet’: Të rinjtë janë pasqyra e PD, të ardhmen e tyre e ofron programi ynë

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për partitë dhe dritëhijet e fushatës. Drejtuesi i Brain Gain PD, Andi Mustafa tha se Elvis Roshin nuk e ka parë në takime dhe në fushatën e Partisë Demokratike.

Ai theksoi se ata janë shumë të angazhuar nga mëngjesi deri në darkë në fushatë në 9 takime me qytetarët dhe u shpreh i bindur drejt fitores. Mustafa tha se të rinjtë janë fokusi dhe pasqyra e programit të Partisë Demokratike.

“Grupimi i të rinjve në çdo vend të botës të rinjtë nga natyra janë protestues, janë kundërshtues më të fortit. Pas 12 vitesh shumica e të rinjve nuk janë mbështetës të qeverisë. Ata janë kundra realitetit dhe qeverisë pasi ata duan të ikin. Berisha e ka paralajmëruar shumë herë se të rintë janë pasqyra e PD. Potenciali te të rinjtë janë shumë të mirë.

Te të rinjtë u ofrojmë psh çatinë në familjen e tyre. Në programin tonë ofrojmë kushtet me familjet me fëmijët, mundojmë të krijojmë konceptin që ta shohim Shqipërinë si vendin e tyre. Të rinjtë mesa shohin duan punën dhe të ardhmen dhe këtë e ofrojmë në programin tonë.”, tha Mustafa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit