Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me banorët e Bitinckës në Devoll. Peleshi u shpreh se Partia Socialiste nuk do të ndalet ashtu si në këto 12 vite qeverisje, si dhe do të sjellë më të mirën për Shqipërinë. Ai theksoi se ky mandat do të jetë më me shumë fuqi për qeverinë shqiptare.
“Ky do të jetë një mandat me më shumë fuqi për qeverinë shqiptare. Pas 12 vitesh qeverisje, ky është një moment bilanci: nuk kemi luksin të premtojmë gjëra boshe. Ne jemi këtu për të dhënë llogari. Problemet nuk i shmangim, nuk i mbulojmë me fjalë, i shohim drejt në sy, i diskutojmë hapur dhe i pranojmë me përgjegjësi. Nëse rrugës kemi sjellë më shumë se ç’kishim në fillim, aq më mirë për Shqipërinë”, tha Peleshi.