Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u takua sot me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ahmeti theksoi se shqiptarët në RMV “po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.
Fokus i takimit ishte situata politike në dy vendet, sfidat rajonale, bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe zhvillimet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut.
“Sot, shqiptarët po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak që po anulon themelet e barazisë si gjuha shqipe dhe mekanizmat e balansuesit dhe badenterit. Kjo është një shkelje flagrante e barazisë ndëretnike,” u shpreh Ahmeti.