-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Po bëhet gati dhoma për Ballukun në burgun e Pogradecit

Kryesoret

Gazment Bardhi drejtues i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrasturkturës Belinda Balluku, duke e kritikuar për premtime të pambajtuara dhe përpjekje për të ushtruar ndikim në drejtësi.

Me një ton ironik ai sugjeron mundësinë e një hetimi ndaj saj dhe shton se për Ballukun është përgatitur një dhomë në burgun e grave në Pjoskë të Pogradecit.

Bardhi e ka cilësuar Ballukun si të aftë për të mashtruar, por jo për të mbajtur premtimin e dhënë.

“Belinda Balluku është shumë “e zonja” për të bërë premtime/mashtrime publike dhe private, por, më besoni, nuk është aq “e zonja” sa t’i mbajë ato. Dhoma me hekura dhe me pamje nga liqeni në Burgun e Grave në Pjoskë të Pogradecit është bërë gati dhe Belinda po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën! Por kulmi i të gjitha premtimeve/mashtrimeve është kur u jep garanci çunave se do t’u zgjidhë hallet në SPAK apo do t’i nxjerrë nga burgu! Perlë, perlë! Ndërkohë, koha po ngushtohet, kur dhoma në Pjoskë të bëhet e banueshme”!, shkraun ai në facebook.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit