Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin dhe djalin e tij pas sherrit që ndodhi në ambientet e zyrës elektorale të PSD në zonën e “Ali Demit”. Sipas policisë një i ri është përfshirë fillimisht në sher me një tjetër të ri në këtë zonë.
Pas konfliktit, i riu është larguar dhe ka njoftuar të atin, Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Më pas ata janë kthyer në vendin e ngjarjes për të kërkuar djalin tjetër, por nuk e kanë gjetur në lokal.
Gjatë kërkimeve, ata kanë mësuar se i riu ndodhej në zyrën elektoraledhe më pas janë futur brenda duke shkaktuar përplasje fizike. Sipas policisë, Arjan Telhallari ka qenë i armatosur dhe gjatë përplasjes i kanë rënë në tokë disa fishekë të pa shpërthyer.
Sherri në Ali Dem, reagon PSD: Nuk ka lidhje me zyrën tonë elektoral