-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri në Ali Dem, reagon PSD: Nuk ka lidhje me zyrën tonë elektoral

Kryesoret

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas sherrit që ndodhi ditën e sotme në rrugën “Ali Demi”.

Në reagim Partia Socialdemokrate thotë se nuk ka lidhje me zyrën e tyre elektorale apo me aktivitetin e tyre. Ato thonë që dënojnë çdo akt dhune dhe presin që organet kompetente të sqarojnë polotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagimin e PSD.

EMRI/ Sherri tek zyrat e PSD-së në Tiranë, në kërkim një person

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit