-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria, vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një platformë e përbërë nga shtetet e BE-së që ndodhen midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut.

Gjatë Samitit të “Three Seas Initiative” të mbajtur sot në Poloni, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në këtë platformë strategjike.

Begaj deklaroi se Shqipëria është e qartë dhe e vendosur për të qenë pjesë e Iniciativës së Tri Deteve, pasi beson fort në vlerat themelore të këtij projekti dhe një aspiratë e tillë bazohet në bindje dhe kontribut.

Gjithashtu theksoi se e Shqipëria është e angazhuar në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit