Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Astir tha se gjatë kongresit në PPE u ka treguar edhe për aferën e inceneratorit të Tiranës. Berisha tha se ata janë shprehur të habitur si dhe ka treguar edhe për mendimin që kishin për kryeministrin Edi Rama.
“Kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës ju them me sinqeritet shprehnin hapi të papërmbajtur. Me duhej tja riktheja bisedën se një ndodhi të tillë nuk ka të përshkruar. Kurse teksa i tregoja për McGonigal, mendimi i tyre ishte se Rama do ta ndjekë atë prapa. Është i pashpresë sepse ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë mi dhe ti. Kjo e bën të pashpresë Ramën”, tha Berisha.