Policia e Korçës finalizoi fazën e dytë të operacionit antidrogë të koduar “Shufrat”, duke goditur një tjetër pjesë të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Pas një hetimi 6-mujor, u arrestuan dy persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Të dyshuarit akuzohen për trafik droge në bashkëpunim. Ata lidhen me një rast të ndaluar më parë, ku u kapën 56 kg kanabis të fshehura në 44 shufra metalike në tavanin e një kamioni.
Gjithashtu, një punonjës i DPSHTRR u pezullua nga detyra, pasi dyshohet se ka ndryshuar të dhënat e mjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale. Policia sekuestroi edhe një automjet të dyshuar.
Hetimet për këtë rast vijojnë.
E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë. Arrestuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
I. O., 62 vjeç, banues në Durrës. Arrestuar për të njëjtën vepër penale si E. M.
F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Shpallur në kërkim për “Trafikim i narkotikëve”.
E. O., 24 vjeç, banues në Durrës. Shpallur në kërkim për “Trafikim i narkotikëve”.
A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë. Punonjës i DPSHTRR, pezulluar për “Shpërdorimi i detyrës”.