-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Një 57-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali me 24 vite burg është arrestuar në Lushnje.

57-vjeçari Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 42”. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 57-vjeçari në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë ka trafikuar sasi kokaine 15–130 kg, në Caserta, Itali.

Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e shqiptarit, në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit