-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti fton Abdixhikun dhe Krasniqin në takim për konstituimin e Kuvendit

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti i ka thirrur në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës. Ai i ka ftuar ata në takim të përbashkët të enjten në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit.

Kjo është hera e parë që Kurti e fton në takim Memlin e PDK-së, ndërsa hera e dytë Abdixhikun e LDK-së, i cili nuk e kishte pranuar ftesën e tij të parë.

Seancat për konstituimin e Kuvendit kanë nisur që nga 15 prilli, por forcat politike kanë dështuar tetë herë radhazi deri tani, pasi kandidatja Albulena Haxhiu nuk i ka 61 votat që duhen për të marrë detyrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit