-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa e maleve/ Rama: Për 500 përfituesit e parë, 10 vite nuk do të paguajnë asnjë taksë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Kukës ka prezantuar edhe paketën e maleve.

Rama duke shpjeguar procedurën e përfitimit u shpreh se për 500 aplikantët e parë që do të regjistrohen dhe do të marrin tokën e të parëve për 10 vite nuk do të paguajnë asnjë taksë. Ndërsa duke nisur që nga aplikanti i 501 do të tatohen siç tatohet agroturizmi.

“Pas zgjedhje do të hyjë në fuqi, do fillojmë të fusin më punë paketën e maleve. Paketa e maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve. Duke bërë disa hapa shumë të thjehstë. E para toka që është me pronat faktik por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që t’i njohët kjo tokë si e tij, si e të parëve të tij. Bashkia e përcjellë në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë të këtyre pretendentëve.

Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë se janë të pa kontestuar, atëherë këshilli bashkiak u jep vendimin se mund të zhvillojnë investim, dhe më pas bëjnë një projekt dhe më pas në ministrinë e ekonomisë, bëjnë kontratë dhe tokën e marrin më një euro. E investojnë, në momentin kur mbaron investimi marrin leje për regjistrim në hipotekë si pronën e tyre.

Dhe nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë del dikush dhe thotë jo po e kam unë, ky person nuk ka mundësi të ndërhyjë tek ta por shteti merr përsipër ta hetojë dhe nëse del që është e tij dhe e kompenson, ka dhe një gjë tjetër, se e di që na dëgjojnë çunat e Londrës, për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguajnë asgjë, thjeshtë do bëjnë investimin dhe nuk do kenë asnjë taksë. I 501 do tatohen siç tatohen agroturizmi, por prapë janë shifra të vogla”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit