-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Kukës: Prodhimi i brendshëm bruto në 2030 do të jetë 35 mld euro

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Kukës dhe u shpreh se shumica e shqiptarëve mbështesin Partinë Socialiste. Rama tha se PBB është rritur dy herëe gjysëm dhe është rritja më e lartë në rajon. Ai nënvizoi se prodhimi i brendshëm bruto në vitin 2030 synohet që të shkojë në 35 miliardë dollarë.

“Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Çfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i çmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.

PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%. Të mos jetë më pak se 200 euro pensioni minimal brenda kësaj dekade, ndërsa pensioni mestar në 400 euro.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit