Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi sonte se kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Trump tha se Carney do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë brenda javës së ardhshme ose më herët dhe se synon të arrijë një marrëveshje tregtare me Uashingtonin. Ai tha se e ka uruar Carney për fitoren në zgjedhje gjatë një telefonate që kishin dje, me iniciativën e kryeministrit kanadez.
“Fola me të dje, ishte shumë i sjellshëm dhe e urova”, tha Trump gjatë mbledhjes së kabinetit të tij.