Një shpërthim ka ndodhur në një zonë banimi në provincën Shanxi të Kinës veriore, ku si pasojë u plagosën 17 persona. Shpërthimi krijoi tym dhe theu dritaret në ndërtesat fqinje.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:17 në qytetin Taiyuan në provincën Shanxi, raportoi transemtuesi shtetëror CCTV. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 210 zjarfikëse janë dërguar në vendin e shpërthimit.
Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave dërgoi një ekip për të koordinuar operacionet e shpëtimit dhe urdhëroi kërkime nga dyshemeja në dysheme për të përcaktuar numrin e njerëzve të bllokuar brenda ndërtesës.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe autoritete janë ende nën hetim, por nuk kanë përjashtuar mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme ose të një shpërthimi të gazit natyror.
MAJOR EXPLOSION IN TAIYUAN, CHINA: An explosion has occurred in a residential neighborhood in the Xiaodian District of Taiyuan, Shanxi Province. The explosion produced significant smoke and shattered windows in surrounding buildings, while video shows at least one man seriously… pic.twitter.com/B2AbQI6Nqa
— Crown Intelligence Group (@crownintelgroup) April 30, 2025