Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Librazh dhe Prrenjas ka bërë thirrje për policët. Berisha u bëri thirrje policëve që të respektojnë ligjin dhe të mos zbatojnë urdhrat e kriminelëve. Gjithashtu garantoj se patronazhistët do të ndiqen si terroristë elektoralë gjithë jetën e tyre.
“Banorëve të Hotolishtit, ju jap fjalën që asgjë nuk do të bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre, dhe zgjidhje do të jetë ajo që ata kërkojnë.
Kam një thirrje për policinë, mos shkelmoi mbi djersë, punë tuaj, ju garantoj që pas 11 majit, çdo orë e tyre do paguhet. Mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarësh që bashkëpunojnë me bandat, respektoni ligjin.
Një thirrje dhe për punonjësit e administratës, qëndroni të palëkundur, mos u bëni patronazhistë, ju garantoj se patronazhistët do të ndiqen si terroriste elektoralë gjithë jetën e tyre.”, tha Berisha.