-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha flet për herë të parë: Kush i pagoi 6 milionë Dollarët në Amerikë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për herë të parë për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë në Amerikë. Shpjegoi arsyet dhe burimin e financimit.

Kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet, ka një qëllim tjetër, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA-së. Nuk do të ndodhë dhe nuk do të ndodhë më që pa u mbyllur kutia e fundit, Rama urohej për fitoren.

Së dyti ne besojmë se bashkëpunimi i Ramës me bandat dhe krimin është rrezik jo vetëm për Shqipërinë por edhe SHBA-në. Së treti ne besojmë se dosja McGonigal është varr i hapur dhe duhet mbyllur. Kontrata është 100% e bazuar në ligj.

Lidhur me milionat, palët në cdo rrethanë ndërpresin kontratën. Ai (që pagoi lobimin) është një fondacion patriotësh për të ndihmuar PD-në. Prandaj as nuk mund të flasim për 6 milionë, 100 mijë apo 200 mijë. Kontrata varet sipas kërkesave të palëve” tha ai.

LIVE-Berisha: Në samitin e PPE-së përshëndeta kancelarin Merz, Rama u gozhdua!

Po, denoncoj të gjithë terroristët në Elbasan, Durrës, Shkodër, Bajrat, Pojët, Troplinët, nipi i Xhevdetit dhe Suel Çela në Elbasan. Ka edhe të tjerë janë edhe këto të Hoxhës në Vorë. Absolutisht në 12 Maj shpallen organizata terroriste. Sepse terrorizojnë një popull nuk e lënë të votojë të lirë.

Edhe Edi Rama do të shkojë me ta. Sot po shpërndajnë para dhe nuk rrinë ata. Katër ditë para ia theu kockat shoferit të Taulant Ballës, Sueli, se nuk mbështeste një famoze, Sara Mile, që sipas Ramës duhet të jetë me patjetër në parlament. Një Ergys Çyrbe me fustan” deklaroi më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit