-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama komenton rezolutën e PPE: Boria e parë e humbjes së kënetës ra në Spanjë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u përgjigj live pyetjeve të komentuesve në rrjetin e tij social me rubrikën Sy m’Sy. Rama ka komentuar rezolutën e miratuar nga Partitë Popullore Europiane të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri” me propozimin e Partisë Demokratike.

Kryeministri u shpreh se boria e parë e humbjes së kënetës ka rënë në Spanjë.

“Kemi disa gjëra për të folur, duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi.

Blerje vote me lekë dhe kanabis. Punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për mbështetësit e socialisteve, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës…dmth një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka patur humbje.

E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë që është SPAK që është në terren dhe është në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja se janë lumë, se kur lexon këto fletërrufe se është e mbështetur në denoncime të stilit të kënetës. Denonco, fillo presionin, vë nën dritën e projektorëve prokurorët, detyroji të fillojë procese, deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e hetimit dhe në momentin që fillon hetimi ti shpall fajtorin.

Fakti është që të paktën kemi një institucion që është mbi palët dhe ti shohë dhe ku janë votat që po merren në këmbim të kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, përpara fushatës qeveria ka marrë vendim dhe ka ndalur të gjitha llojet e punësimeve. Prokurime, jo favorizuese, po s’ka fare. Shqipëria gjendet e para për integritetin e prokurimeve në rajon dhe këtë e thotë KE.

Mediat janë në pozitat më abuzive në raport me popullin. Përsa i përket emërimit ilegal të bashkisë, nuk e di kush është ilagal. Sic ndodh në të gjitha rastet ka një nënkryetare që merr detyrat. Kërcënime ndaj kandidatëve të opozitës. Këtu besoj është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me zgjedhjet.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit