Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Dimal ka ironizuar partitë e reja duke i krahasuar me LSI-në. Rama u shpreh se partitë e reja që kanë dalë duke thënë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk kanë as program dhe as përmbajtje.
“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme? Ça të rinjsh? Të rinj në moshë e fytyrë, por në program, përmbajtje në kuptim të politikës, gjeopolitike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, s’ka lidhje fare që kur thonë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Duhet të fokusohemi te 11 maji dhe anëtarësimi në BE.”, u shpreh Rama.