Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me me qytetarët në Dimal, Berat. Rama u shpreh se për nënat që nuk janë në punë dhe kanë 3 ose më shumë fëmijë, shteti do tu paguajë sigurimet shoqëore dhe shëndetësore.
“Për nënat pa punë dhe me 3 ose më shumë fëmijë kemi marrë një nismë që qeveria tu paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që pavarësisht se ato nuk janë në punë për faktin që kanë 3 ose më shumë fëmijë të mos mbeten pa pension dhe faktikisht janë 25 mln euro çdo vit që qeveria paguan për nënat e papuna.”, tha Rama.