Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar punonjësin e policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë.
Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, Lezhë. Polici po drejtonte makinën tip Nisan dhe është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga F.N.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit, polici ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l.