Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga detyra si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Mike Waltz. Trump tha se do të jetë ambasador i SHBA-së në OKB.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mike Waltz e kam caktuar si ambasador të Shteteve të Bashkuara në OKB. Që nga koha e tij në “fushëbetejë”, në Kongres apo si Këshilltar i Sigurisë, Waltz ka punuar fort në vënien prioritet të interesave të kombit.
E di që do bëjë të njëjtën gjë në këtë post të ri. Ndërsa, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do jetë tanimë në vendin e tij, teksa vijon ndërkohë me udhëheqjen e Departamentit të Shtetit.
Sëbashku, vijojmë luftën e palodhshme për t’a bërë Amerikën të Madhe përsëri dhe botën një vend të sigurt. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, është reagimi zyrtar i Kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Trump bën lëvizjen e parë të fortë, largohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare