Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Çermë- Divjakë. Një makinë tip Benz ka goditur një motoçikletë. Si paosjë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës tip Benz dhe po hetohen për të zbardhur rretanat e ngjarjes.