Në orët e para të mëngjesit, Izraeli ka kryer sulme ajrore shumë pranë pallatit presidencial të Sirisë, në Damask.
“Izraeli sulmoi mbrëmë pranë pallatit presidencial në Damask. Ky është një mesazh i qartë për regjimin sirian: Ne nuk do të lejojmë që forcat siriane të vendosen në jug të Damaskut ose të paraqesin ndonjë kërcënim për komunitetin Druze”, janë shprehur zyrtarët izraelitë sipas The Guardian.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se goditi “ngjitur zonës së Pallatit të Ahmed Hussein al-Sharaa në Damask”, pa specifikuar objektivin.