Në takimin përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi u drejtua votuesve të pavendosur me një thirrje të drejtpërdrejtë për të mos mbështetur Belinda Ballukun, e cila është emëruar si drejtuese politike e Partisë Socialiste në këtë qark.
Bardhi akuzoi Ballukun për mungesë ndjeshmërie ndaj problemeve të qytetarëve të Fierit, duke deklaruar:
“Belinda Ballukun që nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për hallet tuaja sepse në nëse do të kishte do u kishte dhënë zgjidhje.”
Ai shtoi gjithashtu se pas sjelljes së saj qëndron korrupsioni:
“Pas çdo buzëqeshje false fsheh miliona euro të vjedhura nga e ardhmja e fëmijëve të Fierit.”
Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se qytetarët duhet të refuzojnë arrogancën e pushtetit aktual dhe të mos bien pre e premtimeve boshe të figurave të importuara nga Tirana:
“Thirrja ime për ata votues që nuk e kanë ndarë mendjen. Refuzojeni arrogancën e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Refuzojeni zaptimin si bandë me njerëz të importuar nga Tirana në çdo qytet të qarkut të Fierit që thjesht ju kërkojnë votën dhe do të ikin siç kanë ardhur, pa asnjë ndjeshmëri për hallet dhe shqetësimet tuaja. Mos e vendosni partinë para familjes tuaj. Ne nuk kemi luksin të gabojmë, jemi detyruar të mbajmë premtimet. Të sjellim pasuri dhe punë në çdo familje. Kemi nevojë për një qeveri njerëzore, jo banditë të veshur me pushtet që ju mashtrojnë, ju fyejnë dhe ju detyrojnë të ikni.”
Ai përfundoi duke përsëritur se Balluku është simbol i një partie që nuk kujdeset për qytetarët:
“Partia nuk ia ndjen për ju, ka sjellë Belinda Ballukun që nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për hallet tuaja sepse në nëse do të kishte do u kishte dhënë zgjidhje. Partia ka sjellë dikë që pas çdo buzëqeshje false fsheh miliona euro të vjedhura nga e ardhmja e fëmijëve të Fierit.”