Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites Por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësirave në pjesën më më madhe të territorit.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore duke sjellë momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, port edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.