-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Edi Rama do të përfundojë në burg

Kryesoret

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të përfshirë në afera korruptive përmes listave të Partisë Socialiste. Sipas Shehajt, kjo është një përpjekje për të shmangur edhe përgjegjësinë e vet personale para drejtësisë.

Duke iu referuar arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Shehaj tha se ndryshimi ka nisur dhe se askush nuk duhet ta konsiderojë të pamundur përballjen e vetë Ramës me drejtësinë.

“Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, koka e korrupsionit në këtë vend, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur,” deklaroi Shehaj, duke shtuar se 11 maji është mundësia e qytetarëve për të ndërprerë një sistem të kalbur, ku të akuzuarit promovohen dhe mbrohen nga politika.

Ai vuri në dukje se shumica dërrmuese e shqiptarëve janë njerëz të ndershëm, që thjesht duan të jetojnë me punë të ndershme, por që janë qeverisur për dekada nga një kastë politike që i ka shtypur dhe varfëruar.

“Çfarë kanë bërë? Thjesht iu kanë marrë shpirtin, nuk i lënë të punojnë. Dhe sot, kur ndodhin zhvillime të mëdha, si arrestimi i Veliajt, Rama flet për drejtësinë sipas interesit të ditës,” u shpreh Shehaj.

Ai akuzoi direkt tre kandidatë të PS-së në Tiranë, Olta Xhaçkën, Plarent Ndrecën dhe Klotilda Bushkën – si persona të hetuar nga SPAK, duke e cilësuar si paradoksale kandidimin e tyre nën flamurin e drejtësisë.

“E dini pse akuzohet Klotilda nga SPAK? Për pengim të drejtësisë. Dhe Rama e kandidon për të mbështetur drejtësinë? E kuptoni çfarë talljeje?”, shtoi ai.

Në mbyllje, Shehaj ishte i prerë:
“Edi Ramës nuk i intereson fati i këtyre njerëzve. I fut në lista sepse ka nevojë të mbrojë veten. Nëse drejtësia vazhdon të funksionojë, Edi Rama do përfundojë në burg. Ose drejtësia do të dështojë, ose ai do të japë llogari. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë.”

Partia Mundësia garon për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit dhe mban numrin 10 në fletën e votimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit